Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka dhënë detaje lidhur me takimin që zhvilloi me kryedemokratin Lulzim Basha, dy ditë më parë.

Baçi tha se Basha i kishte komunikuar se në degën e Fierit do të komandonte një tjetër drejtues, ndërsa deputeti demokrat shtoi se nuk e kishte pranuar propozimin e tij. Po ashtu, ai shtoi se njoftimin për shkarkimin nga dega e PD-së së Fierit, i ka ardhur dje gjatë mbledhjes live me Kryesinë.

“Kur vajta në zyrën e Bashës, jemi përshëndetetur. Më thirri Basha dhe më tha kërkoj dakordësinë tënde për të komanduar një person tjetër në krye të degës së Fierit. I thashë se nuk e di, e se jam i papërgatitur dhe i thashë se jam unë në krye të degës dhe nuk kemi emergjencë për të bërë një veprim të tillë. I thashë që është kompetencë e Kryesisë së Degës. Kjo ishte biseda dhe jam larguar nga zyra duke mos i dhënë dakordësi. Të nesërmen është dhënë lajmi. E pashë të arsyeshme që të mblidhja Kryesinë e degës. Nuk ka pasur shkesë zyrtare as në momentet që zhvillonim mbledhjen. Ka ardhur gjatë mbledhjen në e-mailin tim. Sipas informacioneve që kam, me shumicë më kanë konfirmuar se nuk ka pasur asnjë mbledhje Kryesie. Gjithë kryesia e degës së Fierit nuk dakordohet me një vendim të tillë dhe të pa njoftuar nga ta,”-tha Baçi në një lidhje direkte për emisionin “Çim Peka Live”.

Mbi 500 delegatë të Partisë Demokratike në Fier kanë firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD, lëvizje kjo e iniciuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re