Analisti Genc Burimi ka komentuar ngjarjet e djeshme, ku GJKKO caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi ka përfunduar pas hekurave.

Në një lidhje live përmes skype për News24, Burimi tha se ky aksion i SPAK nuk do të ketë asnjë ndikim te aksioni opozitar.

Mes të tjerash Burimi sqaroi se lëvizja e SPAK ishte e vonuar në historikun e ngjarjeve.

“E pash fillimisht si një kthim në normalitet pas vendimit të Non-gratës dhënë nga amerikanët. Më në fund Berisha, do të përballet me drejtësinë e vendit të tij, si në çdo vend të botës, ku drejtësia e vendit tënd bën ligjin. Nëse drejtësia është e kapur, është çështje e dytë që shoh. Berisha do të mbrohet. Por ky është një mesazh i mirë për të gjithë shqiptarët, dhe për vetë Berishën që thoshte; nëse ka dosje për mua, të ma tregojnë. Mesa shoh për vendimin e publikuar, është diçka e vonuar në raport me historikun e ngjarjes. Flasim për ngjarje që paska ndodhur mes vitit 2008-2012.

Gjatë kësaj kohe u desh një ankesë e një anëtari të maxhorancës, të Taulant Ballës, në 2020 që të denonconte. Por ku ishte kjo drejtësi deri tani? Te opozita nuk do të ketë asnjë impakt, pasi prej kohësh e ka thënë se drejtësia në vend është e kapur. Qeveria Rama po bën, po luan një poker. Qeveria do ua prezantojë ndërkombëtarëve lëvizjen e opozitës, si kundër drejtësisë.

Manovra e maxhorancës është më tinzare, më adekuate se sa e opozitës, e cila do të vazhdojë rrugën e saj. Për ndërkombëtarët, që do të hyjnë në thelb të kësaj gjëje, pjesa që mbështet Berishën, do të revoltohet se po i arrestojnë liderin. Po luhet aspekti i jashtëm, dhe jo i brendshëm me Berishën. Rreziku për qeverinë Rama do të ishte nëse do të hynte në grevë urie në Kuvend, në sy të ndërkombëtarëve nuk lë imazh të mirë. Arrestimi i Berishës i shërben Ramës në sy të ndërkombëtarëve.”, tha Burimi.

Faktit se pse nuk kanë reaguar për ngjarjen Bardhi dhe Meta, Burimi tha; “Partia e Lirisë ka reaguar. Meta s’flet në aspektin personal. Mungesa e reagimit nga Bardhi e habitshme. Edhe nëse nuk do të ishte Berisha sot, aksioni opozitar që ka nisur, do të vazhdojë me Bardhin. Bardhi s’ka dashur kurrë të prononcohet me non-gratat. Ai është sot në pozicion të vështirë. Prononcimi i Bardhit është interesant, ndaj presim. Është herët të flasë, por duhet ta bëjë. Kjo opozitë nuk është më në 3 pjesë, por në dy pjesë. Bardhi mund të shihet si trashëgimtar i Berishës”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re