Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, duke thënë me vendimin e publikuar dje është rrëzuar një proces farse që është zhvilluar në Shqipëri për 21 janarin.

Nga Asambleja e zgjeruar e PS ne Diber, kryeministri e quajti 21 Janarin si krim shtetëror, ndërsa shtoi se nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

“Gjykata e të drejtave të njeriut dje nxori vendimin duke praktikisht e rrëzuar të gjithë procesin farsë që është zhvilluar në Shqipëri për 21 janarin dhe duke nënvizuar atë që është me elementarja në trajtimin e asaj ngjarje dhe që do të ishte trajtuar pa diskutim ashtu sic e nënvizon sot GJDNJ nga çdo vend demokratik evropian ku drejtësia është e pavarura dhe ku pushteti ekzekutiv, qeveria nuk ja mban dorën drejtësisë.

Do ishte gjykuar zinxhiri i komandimit. Aty nuk është fjala për cili nga plumbat që dolën nga foletë e armëve vrau dhe cili nuk vrau. Aty janë qëlluar pafundësi plumbash ndaj protestuesve që nuk paraqisnin asnjë rrezik për askënd. Prandaj çështja është që si ka mundësi që pushkët e shtetit vranë qytetarët e këtij shteti dhe si ka mundësi që pasi u vranë qytetarët e këtij shteti me pushkët e shtetit ky vend nuk pa asnjë drejtësi, por pa vetëm një rivrasje të dytë, një poshtërim të familjeve që humbën njerëzit e tyre.

Ky vendim i Strasburgut është mishërimi më konkret, më i freskët, i shprehjes drejtësia mund të vonojë, por nuk harron. 21 janari është një nga ato krime për të cilat mund të ndodhë që vonesa e drejtësisë mund të jetë më e gjatë sesa drejtësia e vonuar, por është një nga ato krime që kurrë nuk mbeten pa ndëshkuar, në cilindo moment sado vonë. Nuk është e mundur, sepse është një krim shtetëror, krim me urdhër drejtpërdrejtë qeverie. Ky vendim është një tjetër kulm në një rrugë të rre që  sapo është hapur për drejtësinë në Shqipëri”, tha Rama.

Sa i takon drejtësisë së re, kreu i qeverisë u shpreh se SPAK nuk erdhi as nga Amerika dhe as nga BE, por erdhi nga ajo nevojë e madhe për drejtësi, të cilën e mori përsipër ta adresojë PS.

“Njerëz që deri dje dukeshin të paarritshëm, sot janë të gjithë të prekshëm dhe miti i pandëshkueshmerisë është rrëzuar. Në Shqipëri nuk ka individë të pandëshkueshëm. Kjo duhet që të bëjë krenarë cdo anëtarë të kësaj familje politike, sepse këtë hap historik në gjithë rrugëtimin e këtij vendi që kur ngriti flamurin e pavarësisë mund tja mundësonte vetëm PS.

SPAK nuk erdhi as nga hëna as nuk erdhi nga Amerika dhe as nga BE. SPAK erdhi nga ajo nevojë e madhe për drejtësi, të cilën e mori përsipër ta adresojë PS. Kjo reformë nuk do bëhej dot nëse nuk do kishim mbështetjen e aleatëve tanë, SHBA. Por ama SHBA dhe BE në Shqipëri kanë qenë që në 1991, nuk kanë ardhur në 2013 as 2023. Nëse kjo do ishte çështje e një prodhimi të gatshëm që vjen me avion do e kishin sjellë me kohë”, tha Rama.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re