Presidenti francez, Emmanuel Macron e cilësoi të papërshtatshëm vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, rreth njohjes së Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit dhe bëri thirrje për të shmangur me çdo kusht aktet e dhunës.
Gjatë një konference shtypi në Algjer, ai theksoi angazhimin e Francës dhe Evropës për zgjidhjen me dy shtete, Izraeli dhe Palestina, që bashkëjetojnë krah për krah në paqe dhe siguri në kufijtë e pranuar ndërkombëtarisht me Jerusalemin si kryeqytet i dy shteteve.
”Në këtë moment bëj thirrje për qetësi, për zbutje të situatës dhe përgjegjshmëri nga të gjithë”, shtoi ai.
“Duhet të parandalojmë me çdo kusht dhunën dhe të mbështesim dialogun. Franca është e gatshme me partnerët e saj, për të ndërmarrë çdo iniciativë të dobishme në këtë drejtim”, ritheksoi presidenti.
Emmanuel Macron po zhvillon sot vizitën e parë zyrtare në Algjeri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re