“Vendimi i turpshëm shkarkimi i Flamur Nokës”, Strazimiri flet për situatën aktuale brenda PD-së: Basha do të ngelet i vetëm me stilolapsin që firmosi largimet

Screenshot_16-2.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri i ftuar në emisionin “Pushteti” në “Fax News” ka folur për situatën politike brenda PD-së e cila ditët e fundit ka pasur shumë përplasje.

I pyetur nga moderatorja, Juela Meccani, Strazimiri tha se Lulzim Basha do të ngelë i vetëm në Partinë Demokratike pasi sipas tij po i heq fjalën e lirë deputetëve dhe anëtarëve.

Gjithashtu Strazimiri e cilësoi si të turpshëm vendimin e Bashës për të shkarkuar nga detyra Flamur Nokën i cili nuk ka thyer rregulloren.

“Lulzim Basha e ka hequr nga i vetmi forum nga mund ta hiqte Flamur Nokën, duke shkel statutin ka treguar frikë. Noka nuk ka bërë asnjë veprim kundër Partisë Demokratike, nuk ka bërë asgjë vetëm mendim të lirë ka shprehur. Turpe të tilla në këtë parti nuk kanë ndodhur kurrë dhe Basha do të ngelet në histori që ka shtypur kompetencat e veta duke mbyllur fjalën e lirë në PD. Ka një nen në PD për përjashtime nëse një person merr veprime kundër Partisë Demokratike. Ne kemi qenë në ballë të përpjekjeve të demokracisë shqiptare. Që nga 9 shtatori i ashtëquajtur vendim është amoral dhe jashtë statutit. Të quash bazën e PD llum ata kanë 30 vite që punojnë me djersën e ballit, asnjëri prej tyre nuk janë ish pushtetarë, nuk janë ata që po mbushin sallat në foltore. Sic e ka nisur do të mbetet vetëm më stilolapsin e tij duke vendos firma të pamoralshme.

Basha do të largojë votues, foltorja vjen duke u shtuar në numër?
“Unë do ta quaj hakmarrje njeri që merr hak e përbuz ky është një gjest frike që përbuz dhe fshihet duke u futur në guackën e tij. Basha nuk shpëton duke përjashtuar njerëz kështu, ka frikë të përballet me të vërtetat. Kryesia e PD nuk është në mbledhje, arsyeja është frika e tij për tu përballur me këta njerëz që po mbushin sallat. Cdo ditë më të vendosur. Jam i emocionuar nga shpirti i pastër që të cilin flasin. ata janë njerëz që nuk shiten as nuk blihen , do t’i thoja Bashës dil dhe përballu me ta, ata kanë të drejtë që ti sqarosh, Basha është kryetari i saj.

Foltorja duhet të zgjasë që tregon shpirtin e lirë të tyre. ata flasin me zërin e tyre në atë sallë, aty janë më shumë se njerëz të zakonshëm. PD duhet të emancipojë shoqërinë shqiptare. Ti thuash sallave të mbushura, s’ka event më transparent se kjo foltore. Ti tuash atyre që vijnë nga Amerika janë llumi, është akuza më e rënë kur i thonë jeni anti-amerikanë, kjo është faqja më e trupshme që Lulzim Basha i mbështet. Kam një lajm për Bashën, PD ka ndryshuar 6 kryetarë dhe Basha do të jetë i radhës”, tha Strazimiri.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë