Jo vetëm Superiorja, por edhe Kategoria e Parë në Shqipëri do të rikthehet të luajë ndeshjet e mbetura.

Sekretari i FSHF, Ilir Shulku mblodhi këtë të enjte përfaqësuesit e të gjitha klubeve të kategorisë së parë dhe u vendos që të rinisin ndeshjet në datën 7 qershor.

Nisja e kategorisë së parë do të bëhet në këtë mënyrë vetëm katër ditë pas rinisjes së Superiores.

Paraprakisht është llogaritur që të nisë stërvitja në datën 18 maj ndërsa do të veprohet sikurse u bë e ditur nga presidenti I FSHF Duka të mërkurën, me kontrolle të shtuara mjekësore para stërvitjeve dhe ndeshjeve.

Megjithatë ashtu si edhe për superioren, do të pritet vendimi final I qeverisë që gjithcka të quhet zyrtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re