Kuotat e përgjithshme të kredive të lehtësuara për administratën publike për vitin 2023 janë 300 dhe do të ndahen mes mjekëve, punonjësve të Policisë së Shtetit dhe ushtarakëve të Forcave të Armatosura.

Në Fletoren Zyrtare është publikuar sot vendimi i qeverisë për miratimin e kuotave të përgjithshme të kredive të reja për kategoritë prioritare të të punësuarve përfitues në adminisrtatën publike.

Sipas këtij vendimi, nga kuotat e përgjithshme të kredive të lehtësuara për administratën publike për vitin 2023 përfitojnë 100 mjekë të sistemit shëndetësor publik; 100 punonjës të Policisë së Shtetit; 100 ushtarakë të Forcave të Armatosura.

Përfituesit zgjidhen në bazë të një sistemi pikëzimi dhe në rast se rezultojnë më shumë kandidatë me pikë të barabarta sesa kuotat e përcaktuara, përzgjedhja e tyre do të realizohet sipas sistemit të pikëzimit, të përcaktuar nga vetë institucioni përfitues.

Punonjësit e administratës publike përfitues përfitojnë kredi me interes 0%.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë,Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re