Mazhoranca përgatitet t’i nxjerrë kryebashkiakët e saj në një tur llogaridhënës, ngjashëm si ai i qeverisë që zgjati për disa javë. Kjo është bërë e ditur nga Elisa Spiropali, e sapoemëruar sekretare për bashkëqeverisjen dhe aleancat.

“Krerët e bashkive dhe gjithë ekipet bashkiake do të jenë në territor për t’u takuar me qytetarët për të marrë problematikat në çdo njësi dhe më pas një analizë për qeverisjen lokale në të gjithë territorin”, tha Spiropali pas mbledhjes së kryesisë, e cila pasoi Asamblenë.

Kjo është e para e herë që kryebashkiakët do të ballafaqohen me votuesit në një formë që vetëm kryeministri e ka aplikuar.

Por ndërsa ky i fundit di si ta “dredh” para ankesave të qytetarëve, do të shihet se si do veprojnë ata të cilët janë më afër problematikave qytetare.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re