Home SHQIPERIA Vendimi/ Lirohet nga detyra Brunilda Lilo, emërohet Avokati i ri i Shtetit

Vendimi/ Lirohet nga detyra Brunilda Lilo, emërohet Avokati i ri i Shtetit

0
Vendimi/ Lirohet nga detyra Brunilda Lilo, emërohet Avokati i ri i Shtetit

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Lirohet nga detyra Avokati i Përgjithshëm i Shtetit, Brunilda Lilo. Vendimi është marrë këtë të mërkurë nga Këshilli i Ministrave dhe hyn në fuqi menjëhere.

 

Në vend të saj është emëruar në detyrë Odise Moçka.

 

Njoftimi i plotë:

LIRIMIN DHE EMËRIMIN E AVOKATIT TË PËRGJITHSHËM TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika 1, 26, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Brunilda Lilo, Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.

Odise Moçka emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë