Skip to content

Vendimi/ Mësoni se kur do të mund të shkojmë në plazh, plani i qeverisë për transportin publik

 

Kryeministri Edi Rama lajmëroi se pas 10 qershorit shqiptarët do të mund të shkojnë në plazh.

“Më 1 qershor do hapen kufijtë, por jo plazhet. Kam marrë të shara nga plazhistë dje në Dhërmi që i kishte ngritur nga plazhi policia e shtetit. Sharjet dhe akuzat më janë bërë shëndet dhe nuk ndërmend të bëj të mirin për t’i hapur rrugë të keqes. Askush sot në Evropë nuk i ka hapur plazhet. Pse ne kur bëjmë të njëjtën gjë hodhën përpjetë ata që nuk bëjnë as gëk as mëk. këtë javë mbyllim sistemin e administrimit ët plazheve dhe parimin e “ranës së xanun” do ta ndëshkojmë pa asnjë kompromis. Ne do t’u hapim nga 1 qershori vetëm për hotelet dhe pas 10 qershorit për të gjithë pa përjashtim. Këtë javë do ngrihet një autoritet licensues për plazhet. Asnjë kontratë e mëparshëm nuk do njihet nëse nuk do konfirmohet nga ky autoritet lincensues. Ne duam që shqiptarët që duan“, tha Rama në një komunikim me publikun.

Ai tregoi planin për transportin publik.

“ Deri në fund të muajit do të hapim transportin publik, por pjesë – pjesë. Shumë shpejt do të publikojmë planin tonë për rimëkëmbjen ekonomike. Duam që vitin e ardhshëm të shënojmë ecje përpara. Do të nisim edhe transformimin social e urban në zona si Durrësi, Thumana, Shijaku etj. Duam të mbyllim aeroportin e Vlorës, Sarandës. Do kemi nisur punën në terren edhe në Lezhë, në disa zona të Vlorës. Duhet durim dhe besim. Ne nuk jemi më të mirët, por më mirë se ne nuk ka. Shqipëria është bërë vend më i respektuar nga se ishte më përpara”.