Adi Krasta ka sulmuar ambasadoren Yuri Kim pas qëndrimit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të mbajnë me ish kryeministrin Sali Berisha pas shpalljes së tij “non grata”.

I punësuar përkatësisht në mediat e familjes Berisha Zeni.tv dhe Zeni.net, moderatori e cilëson Yuri Kim si një diplomate të dobët.

“Madame AmbassAdor-Jeni nje diplomate e dobet!”, thotë Krasta duke shtuar në Twitter se:

“Zhvleresimi i ambasadoreve te huaj ne Shqioeri eshte ipandalshem. Per here te pare shqiptaret jane te pafajshem”, nënvizon Krasta. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re