Skip to content

Vendimi/ Ndryshimet e reja për nxënësit, ja sa duhet ta keni mesataren për t’u pranuar në Universitet

Qeveria ka bërë me dije ndryshimet e reja në lidhje me vazhdimin e ciklit universitar nga nxënësit maturantë.

Sipas Vendimit në Këshillin e Ministrave, u vendos rritja e mesatares për të vazhduar shkollën e lartë 2021-2022.

Ministrja Besa Shahini e kishte paralajmëruar këtë ndryshim në një seancë plenare.

Për t’u pranuar në universitete, si në ciklin Bachelor dhe Master, mesatarja shkon nga 6,5 në 7.

Ndërsa për të vazhduar mësuesi, studentëve u duhet ta kenë mesataren 8 e lartë.

/shqip