TIRANE– Partia Demokratike ka mbledhur mwngjesin e sotwm grupin parlamentar pak para se të niste seanca e Kuvendit.

Gazetarja Elda Menga raporton për “BalkanWeb” se grupi i PD ka vendosur që të mos lejojë vijimin e seancës së sotme, duke e bllokuar atë.

Gjithashtu deputetët e PD do transmetojnë fjalimin e tyre në Facebook nëse u hiqet mikrofoni dhe nuk lejohen të flasin.

Kujtojmë se vendimi i PD për të bllokuar seancën e Kuvendit vjen pas publikimit të dosjes për vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj i cili rezulton i dënuar për trafik droge në Itali si dhe pas vendimit të kryeprokurores Arta Marku për të shkarkuar nga detyra kryeprokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, ky i fundit kishte në dorë dosjen ‘Tahiri’.

(d.d/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re