Duke nisur nga kjo e mërkurë, 11 nëntor, do të hyjnë në fuqi masa të reja kufizuese në të gjithë Shqipërinë. Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli deklaroi në një dalje për mediat se për tri javë me radhë do të kufizohet lëvizja nga ora 22.00 deri në 06.00.

 

Në këtë fashë orare do të duhet të mbyllen edhe të gjitha baret e restorantet. Ndërsa për administratën publike rekomandohet “smart ëorking”, pra të punojnë nga shtëpia.

 

Masat e bëra publike janë më të buta në raport me vendet fqinje, kuptohet edhe për shkak të faktit që ekonomia e vendit tonë nuk mund të përballojë më mbyllje më të mëdha, të cilat do të peshonin shumë jo vetëm në financat publike, por edhe në ato individuale, të qytetarëve.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re