Skip to content

Vendimi/ Një tjetër shtet i madh njeh patentat shqiptare, miratohet marrëveshja

patenta.jpgfit640335ssl1

Patentat shqiptare se fundmi do të njihen edhe në Arabinë Saudite. Qeveria ka miratuar sot në parim marrëveshjen me Mbretërinë eArabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit.

VENDIMI

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE, PËR NJOHJEN E NDËRSJELLË TË LEJEVE TË DREJTIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R IEDI RAMA

Në mungesë dhe me porosiZËVENDËSKRYEMINISTRIERION BRAÇE