Në emisionin “Të Vaksinuarit” me Aulon Kalanë në Fax News mbrëmjen e sotme është folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit.

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume deklaroi se deri më tani vendimi nuk ka lënë ndonjë hapësire që t’i konsiderojë zgjedhjet të pavlefshme dhe ky vendim i hap rrugë zgjedhjeve lokale të pjesshme.

Nga ana tjetër, këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj deklaroi se mosfunksionimi i GJK për 33 muaj është një tronditje e madhe për themelet e shtetit dhe se kjo sipas tij dihet kujt i interesonte.

Pjesë nga debati

Aulon Kalaja: Si e patë këtë vendim?

Kristaq Kume: Nuk e kam parë akoma. Nuk ka krijuar hapësira për t’i konsideruar jo normale zgjedhjet vendore, që do hapte rrugën për t’i ribërë zgjedhjet. Në të njëjtën kohe ka hapur rrugën për zgjedhjet e pjesshme. E rëndësishme është për mua si do të arsyetojë, që të dimë ccfarë do të bëjmë ne si shoqeri që të mos lejojmë asnjë lloj hapësire për t’u ndeshur sërish me situata të ngjashme. Arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese do ta bëjë detyruese për kastën politike që të mbështesin më mirë sesa sot.

Bledar Dervishaj: Do ta nisja me faktin e mosegzistencës së funksionalitetit të GJK egzaktësisht 33 muaj. Tronditje më të rëndë të themeleve të shtetit nuk ka. Kujt i interesonte më shumë që Shqipëria të rrinte pa GJK dihet te kush. Në atë moment duhet thënë , kishim disa institucione jo egzistence. GJL nuk ishte egzistente. Edhe parlamenti nuk ishte sicc duhet të ishte me 140 deputetë. I vetmi institucion kushtetues që mund të bënte diccka ishte Presidenti i Republikës, i cili bëri aq sa mundi për të ofruar dialog dhe për të mundësuar që qytetarët me të drejtë zgjedhje të mund të zgjidhnin, por kjo nuk ndodhi. Aq sa unë kam ndjekur debatin gjyqësor, publikimi i vendimit është shumë i thatë për rrëzimin e kërkesës. Cilat janë arsyet për rrëzimin e kësaj kërkese. Duhet të shohim arsyetimin.

Aulon Kalaja: Kemi GJK apo Koomisionin e Venecias?

Bledar Dervishaj: Në seancën e datës 23, ne ishim drejt një pushimi të shkurtër nga Gjykata. Pas pushimit Gjykata kishte vendosur të shkonte në Komisionin e Venecias. A keni ndonjë pyetje si insitucion.Ne si institucion nuk kishim asgjë të paqartë. Sepse për ato votime ka folur 3 herë OSBE-ODIR, kishte folur njëherë Venecia. Presidenti kishte folur në dy dekretet e tij, kështu që ishin shumë të qarta nga ne.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re