Skip to content

Vendimi për Albin Kurtin/ Artan Fuga: Pijani lëngun zgjedhjeve. Çfarë është ai, trafikant veshkash?

Pasi Gjykata Supreme e la përfundimisht jashtë garës për deputet liderin e Vetëvendosje, Albin Kurti, akademiku Artan Fuga, e konsideron çmenduri, duke theksuar se lojtari kryesor politik u la jashtë garës.

Ai e konsideron të pabesueshëm vendimin, duke shtuar me ironi se gjykata tani duhet të heqë të drejtën edhe elektoratit të votojë.

Reagimi i plotë:

Hahahaha, ore po çmenduritë tona nuk paskan fund fare moreeeee!

E paskemi në plan shqiptar, jo në Shqipëri.

Në Kosovë lënë jashtë së drejtës për të kandiduar lojtarin kryesor politik, Albin Kurtin!

Po mirë mo zotërinj, por kur ishte kryeministër Albini, e kishte bërë atë krimin e madh, atë të madhin fare, hahahaha, që ju po e dënoni tani!

Apo kryeministër mund të ishte, por deputet jo!

O pika thuaj!

Pijuni lëngun zgjedhjeve tani, me përjashtime me ligj të favoritit kryesor!

Ore mëson Prishtina nga Tirana, apo Tirana nga Prishtina? Apo mos doni një kryeministër nga Shqipëria, siç morën ne nja dy biçim ministrash nga Kosova!

Uaaaaaa! E pabesueshme!

Po pse mo çfarë është ai taleban, i korruptuar, kriminel, hajdut bankash, trafikant veshkash, çfarë është?

O Zot, dhe hajde fol pastaj për zgjedhje të lira!

Hajde pastaj fol për demokraci kur lojtarin kryesor të opozitës e lënë jashtë kandidimit sipas ligjeve, hahahahaha, kur ai sapo ka dalë nga kryesimi i qeverisë, kur partia e tij ka elektoratin më të madh në Kosovë, kur ai është figura emblematike e rinisë kosovare!

Merrni hiqini të drejtën edhe elektoratit të votojë tani! Por ju penalizuat elektoratin zotërinj gjyqtarë! E kuptoni këtë???

Atë le ta dënonte elektorati i vet!

Si t’i heqësh tortës kremin, sheqerin, petët dhe t’i thuash tjetrin: Na haje këtë që ka mbetur tani!

Ore më duket se nuk jemi në rregull në fiqirin politik!