Skip to content

Vendimi për Korçën dhe Elbasanin, Braimllari: KAS, nuk vlerëson asnjë fakt nga masakra zgjedhore e 25 prillit

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, reagon pas vendimit të KAS për të rrëzuar kërkesën për ripërsëritje të zgjedhjeve në qarqet e Korçës dhe Elbasanit.

Braimllari e cilëson KAS-in një organizatë politike të Rilindjes, pasi sipas tij, nuk vlerëson asnjë fakt nga masakra zgjedhore e 25 prillit.

Postimi i Braimllarit:

KAS organizate politike e Rilindjes.

Nuk vlereson asnje fakt nga masakra zgjedhore e 25 prillit.

Per KAS nuk mjaftojne keto fakte:

Shtetas qe votojne disa here.

Ne kuti ka me shume flete votimi sesa votues

Komisionet marrin me pak flete votimi dhe dorezojne me shume.

Ne tavolinat e numerimit votat e pavlefshme numerohen si te ps

Numerues te Rilindjes qe plotesojne me stilolapes fletet e votimit per PS.

Kryetar bashkie te cilet emerojne militant ne pune ne kundershtim me kodin zgjedhore gjate periudhes se fushates.

Komiteti politik i Rilindjes i heq te drejte kushtetuese te votes qytetareve shqiptare qe jetojne ne Greqi dhe Maqedonin e Veriut dhe vetem disa ore pas perfundimit te zgjedhjeve heq karantinen per keto qytetar duke favorizuar hapur Rilindjen.

Grupet e strukturuara kriminale intimidojne qytetaret dhe behen pjese e ekipit te Rilindjes.