Avokati i kryekomisarit të Korçës Stilian Pasho, ka reaguar pas vendimit të dhënë nga Gjykata ditën e sotme, e cila ka dhënë masën burg pa afat.

Sipas avokatit Nevzat Tarelli, klienti i tij nuk ka patur asnjë dijeni se në automjetin me të cilin po udhëtonte nga Korça në drejtim të Kapshticës të ketë patur lëndë narkotike.

Tarelli tha për mediat se kryekomisari Pasho ka udhëtuar rastësisht me mjetin ku u gjend lëndë narkotike, dhe se nuk ka raste të tjera që të ketë udhëtuar me të njëjtin mjet apo të njëjtin person.

Kujtojmë që kryekomisari Stilian Pasho, u arrestua nën dyshimin se ka ndihmuar kalimin në Greqi të një ngarkese me 26 kilogramë drogë.

AMP dyshoi se Kryekomisari ka shoqëruar Lorenco Likën për të kaluar mjetin tip “Volksëagen Passat” nga pjesa shqiptare e kufirit në drejtim të pjesës greke me qëllim që të mos kontrollohej nga efektivët e policisë.

Nga të dhënat policore është konstatuar se ai ka dalë nga makina edhe është kthyer mbrapsht në këmbë pasi u sigurua se kishte kaluar në territorin grek sasia e drogës.

Ka të dhëna se Pasho ka bërë të njëjtën gjë edhe më parë pikërisht me Lorenc Likën, fakte të provuara edhe nga sistemi TIMS dhe kamerat e sigurisë./vizionplus.tv

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re