Avokati Zaçe Islami i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” ka folur për reformën në drejtësi në Shqipëri.
Sipas tij, vendimi për ish-anëtarin e KPA-së, Luan Dacin ishte tërësisht politik i urdhëruar nga Edi Rama. Zaçe propozon që reforma në drejtësi do të ishte efikase vetëm nëse vijnë të gjithë studentët që kanë përfunduar studimet jashtë shtetit.
“Unë gjithmonë kam ulëritur kundër gjyqtarëve që janë pasuruar në kurrizin e të gjithëve. Një kartelë kriminelësh në drejtësi dhe politikë të cilët nëpërmjet prokurorëve, noterët (kanë tjetërsuar pronat), deri tani asnjë noter nuk është dënuar sepse në Shqipëri ligji është i tillë që nuk mban përgjegjësi as gjyqtari as prokurori për vendimin kriminal që merr. Nuk përgjigjet askush.
Nuk ka të djathtë në Shqipëri, as Sali Berisha nuk është, thjesht zihen përplasen për pasuri jo për popullin dhe për ata që e kanë votuar. Të gjithë që kanë marrë këto pasuri i kanë fshehur tek vjerri tek kunata tek xhaxhai.
Tani lidhur me Luan Dacin, ftoj kamerën tuaj të vijë me mua do ta coj unë tek shtëpia e Luanit tek rruga Myslym Shyri, tek të afërmit e tij edhe tek shtëpia ime që jam kunati i tij, skemi cfarë të fshehim zotëri. Nuk jemi trima që ti marrim gjënë e tjetrit, skemi as shpirt për ti hedhur acid në sy që ti marrim pronën. Luan Daci ëhstë krijesa më e pastër që ka pasur drejtësia shqiptare, kjo ishte hakmarrje politike, është me urdhër direkt të Edi Ramës.
Nëse duan reformë në Drejtësi të sjellin gjithë studentët që kanë mbaruar jashtë shtetit dhe ti qërrojnë të gjithë këta që janë këtu. 80% e të pushuarve nga Vetingu kanë mbaruar magjistraturën në Shqipëri. Magjistratura është një digë një filtër që nuk i lë të hyjnë duke marrë vetëm njerëzit e tyre, kush është i shantazhueshëm, po qe i pastër nuk të marrin”, tha Islami.
…
/faxweb
