Kryeministri Britanik Boris Johnson ka marrë një vendim që të bëjë të detyrueshme maskën në dyqane, supermarkete dhe transport publik. Në një shkrim në Facebook ku shfaqej në një dyqan dhe mbante maskën e zezë shkroi:
“Ndërsa jeta jonë kthehet ngadalë në normalitet, ekzistojnë disa masa paraprake që duhet t’i zbatojmë. Nga e premtja tjetër në Angli, të gjithë duhet të mbajmë maskë në dyqane dhe supermarkete, si dhe në transportin publik. Kjo do të mbrojë të tjerët dhe do të ndihmojë në ndalimin e përhapjes”.
Ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët nuk i kanë kursyer kritíkat. Ata kanë vënë re se punonjësit që shfaqen pas tij nuk mbajnë maska dhe përdorin ironi duke thënë se nuk do ketë vírus deri të premten tjetër.
Ndërsa një tjetër thotë se ka pasur kríza pániku për shkak të maskës pasi i jep idenë se po i merret fryma. Kujtojmë se Johnson e ka kaluar vetë pándeminë e korònavirusit dhe qëndroi për disa kohë në spital derisa e mundi plotësisht sèmundjen.(A.M/Faxweb.al)

