Kreu i PD-së, Lulzim Basha thotë se shteti duhet të paguajë, ose të dëmshpërblejë, një nga prindërit e punësuar, që duhet të kujdeset për fëmijët, pas urdhrit për mbylljen e shkollave, çerdheve e kopshteve.

“Pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duhet që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura”, shkruan Basha në twitter. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re