Ish kryeministri Sali Berisha foli për vendimin e Kolegjit Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë.

 

Berisha u shpreh gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët se votimi në këtë bashki nuk plotësonte asnjë kusht ligjor në të gjitha qendrat.

“Nuk plotësonte asnjë kusht ligjor të një qendre  votimi. Para çdo gjykatësi, ajo shpallej e pavlefshme dhe tani gjykata me një vendim të kontrolluar shpalli të gjithë zonën të pavlefshme për një qendër votimi.

A ka logjikë të dënosh zgjedhësit e bashkisë së Rrogozhinës që votuan, në vend që të kërkonte dënimin për Ulsi Manjën, Erion Velinë dhe drejtorin e burgut të Rrogozhinën që stisën rezultatin në qendrën e votimit në burg. Skandaloze. Është votimi i dokumentuar në Kuçovë. Do shikoni mekanizmat e manipulimit të votës brenda qendrës së votimit.

Kështu janë me radhë pjesa dërrmuese e bashkive për të cilat janë paraqitur ankesat ndërkohë komisioni po i afrohet fundit në hartimin e raportit. Në 14 Maji nuk kishte zgjedhje por farsë zgjedhore”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re