Për eksperten e ekonomisë Teuta Nunaj vendimi i qeverisë për rritjen e pagës për disa kategori të caktuara, është i vonuar.

Ajo u shpreh ditën e sotme në një intervistë në Panorama TV se janë tre kriza të njëpasnjëshme që janë reflektuar në tregun e brendshëm duke sjellë rritje të ndjeshme të çmimeve dhe për pasojë ulje të konsumit.

Nunaj theksoi se shtresa e mesme dhe veçanërisht ajo e varfër janë dëmtuar ndjeshëm nga kjo krizë. “A ka ardhur në kohën e duhur? Në këtë rast kjo rritje page është e vonuar sepse ne kemi tre kriza të njëpasnjëshme që janë reflektuar në tregun e brendshëm me rritjen e çmimeve bazë. Rritja e çmimeve ka sjellë uljen e konsumit.

Është dëmtuar shtresa e mesme, shtresa më të ardhura të kufizuara dhe shtresa e varfër. Duhej një farë indeksimi për pagën minimale në mënyrë që ato të arrinin në të njëjtin raport si në kohën para pandemisë.

Nëse ne do i referohemi, nëse mund të përballohet nga buxhetit i shtetit mund të themi që buxheti i shtetit nuk do të jetë asnjëherë gati për shpenzime shtesë nëse do kemi një buxhet defiçit. Kur ne duam të bëjmë një rritje page është e rëndësishme të garantojmë nga do dalin këto të ardhura shtesë”, u shpreh ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re