Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, është shprehur se vendimi për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike nuk është sulm ndaj institucionit, por “përkëdhelje” e tij.

zajkkk

Komentet Gjinushi i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku tha se institutet kërkimore janë një aset i vyer dhe do të bashkohen me Akademinë e Shkencave, duke iu ofruar edhe 3 projekte.

Ai shtoi se më herët qeveria ka kërkuar mbylljen e Akademisë së Shkencave, nëse ky institucion nuk do të reformohej, gjë që sipas tij, do të ishte fatale për vendin.

“Ne vlerësojmë se ato institute janë një asset i vyer dhe do të vijnë pranë Akademisë së Shkencave. Fakti që ka vepruar e paakredituar do të thotë që ajo duhet ta ndërpresë aktivitetin. Duhet të ishte bërë më herët, por është toleruar si shumë tolerime në Shqipëri. Siç i lëmë ne gjërat, kjo ka qenë edhe presion i brendshëm, pasi këta kanë kërkuar një status të veçantë, por jashtë ligjit nuk ta jep njeri.

Ne nuk do të ishim dakord shumë që ministria ta lejonte që të bëhej Shkollë e Lartë. Është e çuditshme se duket sikur është sulmuar ASA, por në fakt është përkëdhelur. Oferta nuk është bërë pa gjë në dorë, por duke iu ofruar 3 projekte. Aktivitetet e përbashkëta, edhe promovimet ASA i bënte te ne. Tani nga frika mos ngelnin brenda nuk vinim më nga fundi. Skemi asgjë për të ndarë veçse sëbashku t’i përgjigjemi kërkesave të reja që shtron Albanologjia shqiptare.

Në momentin që Akademia ka edhe institute, pjesa aktive janë institutet. Si akademisë dhe joakademikë, paguhen si punonjës kërkimorë, në kërkim vetëm pranë institutive. Asambleja nuk është për kërkime, është një trup akademikësh… Pra do të vazhdojë të funskionojë siç është, pra grup institutesh. Ajo që ne i kemi kërkuar qeverisë, është që kërkimi për shkencën është minimal. Duke qenë se buxhetet tona kanë qenë të reduktuara, vëmendja ka qenë te studentët. Kërkimi shkencor ka qenë minimal.

Dallimi nga një institucion i arsimit nga një institucion i kërkimit, është se kërkuesi i kushton pjesën më të madhe të kohës kërkimit, por merret edhe me arsim, Ndërsa pedagogu merret më shumë me mësim dhe pjesa tjetër me kërkim. Ne i morëm institutet t’i ngjisim, por kjo është si historia e vëllezërve siamezë. Lidhja me universitetin nuk bëhet duke thënë jo je në varësi. Ne patjetër do të bashkëpunojmë me universitetin. Edhe doktoraturat që i kanë merak.

Nëse në mësimdhënie në ciklet e ulëta do të japin mësim që të gjithë, në ciklet më të larta do të japin ata që janë më të specializuar. Edhe në institute pranë akademisë, edhe më parë kanë bashkëpunuar me shkollën e lartë.

Nuk e përjashtoj se marrja e 3 projekteve ka qenë nëse mund të bashkëpunojmë. Që të dyja veç e veç nuk shiheshin si institucione të besueshme. Politikisht bëhet vetëm në atë detyrim që ka qeveria për të mbështetur ASH. Qeveria ka qenë më skeptikja ndaj ASH. Ju e mbani mend që është dhënë edhe një ultimatum nga qeveria që tha nëse nuk reformohet, Akademia mund të shkojë drejt mbylljes.

Ka qenë një tendencë e një pjese me pushtet për mbylljen e Akademisë së Shkencave. Kjo do të ishte fatale për vendin. Pas reformimit, qeveria rriti mbështetjen dhe mirëbesoi edhe 3 projekte. E kemi thënë që këto fonde i merr academia, por nuk rrinë në akademi, akademikët marrin vetëm një shpërblim mujor, nuk janë me pagesë. Unë nuk marr as rrogë në ASH, marr një honorar 300 mijë lekë të vjetra në muaj”, u shpreh Gjinushi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re