Mafia e ka zaptuar vendin. Kjo është e paprecedentë, të shkelësh me këmbë një vendim të GJK vetëm një shtet mafioz, fashist mund ta bëjë këtë gjë. Këtu gjërat nuk janë të rastësishme. Ambasadores i bën përshtypje një deputet i zgjedhur nga populli dhe nuk i bën përshtypje shkelja e ligjit shqiptar. Ne do ta vazhdojmë luftën tonë për drejtësi kudo. Unë i bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos heshtin në këtë shkelje të rëndë të demokracisë në Shqipëri. Të ngrihemi kundër kastës fashiste. I bëjmë thirrje opozitës të mos heshtë për këto probleme të mëdha. I bëj thirrje Presidentit të reagojë. Kam një thirrje të veccantë për anëtarët e GJK të cilët morën vendim shumë të saktë, të nderuar gjyqtarë, ju që morët këtë vendim të drejtë a jeni akoma të bindur se ky shtet ju ka vënë priftërinj dhe ju rruan mjekrën?! Përpara nuk shkohet duke shkelur ligjet e vendit. Jemi këtu për të mbrojtur kushtetutën.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re