Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili komentoi sot vendimin e Komisionit të Ligjeve për të rrëzuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tubimet.

Vasili shkruan se sot Komisioni rrëzoi “de jure dhe de facto Gjykatën Kushtetuese.”

Sipas deputetit, “Kuvendi, si kurrë më parë guxoi të rrezojë edhe zbatimin e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga frika e tmerrshme prej protestave.”

“Qëllimi i vetëm është të shantazhojnë qytetarët që duan të protestojnë përmes proceseve gjyqësore dhe procedimeve të paligjshme penale.”, shtoi Vasili.

Statusi i nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili:

SKANDALI! Rilindasit ne Kuvend rrezuan sot  Vendimin e Gjykates Kushtetuese për Tubimet!

Komisioni i Ligjeve dhe Komisioni i Sigurise rrezuan sot de jure dhe de facto Gjykaten Kushtetuese.

Kuvendi humbi sot shansin e madh qe te hiqte sot damken e zeze te turpit nga fytyra e tij permes nje votim sa antikushtetues aq edhe idiot.

Dhe kane kurajo keta te paturp e flasin per Reforme ne drejtesi Rama dhe rilindasit, nderkohe qe guxojne e rrezojne edhe Vendimin  Gjykaten Kushtetuese per Tubimet.

Rrezimi sot i Projektligjit të paraqitur nga deputetët e Partisë së Lirisë Kryemadhi, Vasili dhe Xhixho, për zbatimin e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese për “Tubimet”  është prova e banditizmit të rilindasve, që kanë zaptuar Kuvendin e Shqipërisë.

Kuvendi rilindas si kurrë herë më parë ka guxuar të rrezoje edhe zbatimin e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga frika e tmerrshme prej protestave.

Banda e Edi Ramës, që ka zaptuar parlamentin po sillen si vandalë politikë, shkatërrimtarë e shkallmues të intitucionit të kuvendit.

Kuvendi duhet të kishte ndryshuar që një vit e gjysem më parë Kodin Penal sipas Vendimit të Kushtetueses që e urdhëronte këtë.

Projektligji kerkonte heqjen e detyrimit per te marre leje per tubimet, por sipas Kushtetueses  mjaftonte vetem informimi per zhvillimi i tyre.

Qellimi i vetem i rilindasve eshte te shantazhojne qytetaret qe duan te protestojne permes proceseve gjyqesore dhe procedimeve te paligjshme penale.

Në përgjigje të bllokimit të qëllimshëm nga Kuvendi deputetët e Partisë së Lirisë paraqitën projektligjin, që qëndroi i bllokuar me muaj të tërë dhe sot u rrezuan nga Komisionet Parlamentare rilindase.

Banditët e Edi Ramës qe nga njera ane votojnë me vrap çdo lloj hajduterie, qe nga Porti i Durrësit, Koncesionet, prishjen e Teatrit, nga ana tjeter rrezojne Vendimin e Gjykatës Kushtetuese e bllokojnë në mënyrë mafioze duke e shndërruar Kuvendin nga Institucion në paçavure rilindase.

Kjo është fytyra e banditizmit politik të shkallmuesve të Edi Ramës në Kuvendin e Shqiperise.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re