Dhoma e Apelit të Mekanizmit për Gjykatat Ndërkombëtare Penale konfirmoi aktvendimin për Radovan Karaxhiçin për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe zgjati dënimin e tij 40-vjeçar me burgim të përjetshëm, raportun mediat.

Leximin e vendimit të Këshillit kryesues, gjyqtari danez Vagn Joensen, me të cilin u dënua për kalimin e pjesës tjetër të jetës së tij prapa hekurave , ish-presidenti i Republikës Sërpska dhe Partisë Demokratike Serbe e përcolli pothuajse pa asnjë reagim.

Kryetari i trupit gjykues tha se konsideron se dënimi i shkallës së parë prej 40 vjet burgim ishte i papërshtatshëm “duke pasur parasysh përmasën e paparë dhe brutalitetin e krimit”. Gjyqtari Joensen gjithashtu tha se dënimi është joadekuat kur krahasohet me të dënuarit që kanë marrë burgim të përjetshëm.

Karaxhiç u gjet fajtor për gjenocid në Srebrenicë në vitin 1995 dhe për persekutim, shfarosje, vrasje, deportim, veprime çnjerëzore (shpërngulje të dhunshme), terrorizim, sulme të paligjshme ndaj civilëve dhe marrje pengjesh.

Dhoma e Apelit konfirmon se Karaxhiç kreu krime duke marrë pjesë në katër veprime të përbashkëta kriminale edhe atë në veprim të bashkuar kriminal që synonte largimin e përhershëm të muslimanëve boshnjakë dhe kroatëve boshnjakë nga zonat në Bosnjë e Hercegovinë, në të cilën serbët boshnjakë pretendonin se kishin të drejtë, duke bërë krime në komunat e gjithë BeH-së dhe në veprim të bashkuar kriminal që synonte përhapjen e terrorit në mesin e popullatës civile të Sarajevës, duke kryer një fushatë snajperike dhe granatimin ndaj popullatës civile.

E njëjta vlen edhe për përfshirjen e tij në veprimin e bashkuar kriminal me qëllim të përbashkët për të marrë peng anëtarët e OKB-së që të detyrojnë NATO-n të përmbahet nga sulmet ajrore kundër objektivave ushtarake të serbëve boshnjakë dhe veprim të bashkuar kriminal për eliminimin e muslimanëve boshnjakë nga Srebrenica në korrik të vitit 1995.

Në sallën e gjyqit, gjykimi i Karaxhiçit u shoqërua me duartrokitje dhe fishkëllima.

Dënimi i tij vjen pak ditë pasi australiani Brenton Tarrant vrau 50 muslimanë duke u frymëzuar me këngët kushtuar serbit famëkeq gjatë viteve të luftës në Bosnjes, kur dhe ai pra urdhëtonte masakra kundër muslimanëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re