Zëvendës ministrja e Arsimit, Albana Tole është shkarkuar ditën e sotme me anë të një vendimi që është marrë gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Më herët Tole ishte denoncuar publikisht se kompania e saj ka përfituar një tender nga Ministria e Mjedisit, ku kishte marrë 64 milionë lekë për kaçavida dhe gozhda.

Vendimi për shkakrimin:Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 21 Shkurt 2024:V E N D I MPËRLIRIM NGA DETYRANë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:Znj. Albana Tole, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.K R Y E M I N I S T R I

Për cilin tender bëhet fjalë?

Tenderin me objekt “Blerje materiale për xhenion (elemente për ura Bailey)”, është publikuar më datë 3 korrik në sistemin e Agjencisë së Prokurimeve Publike. Me fondin në fjalë po bliheshin materiale për të ndërtuar ura metalike, konkretisht: shufra, kaçavida, gozhdë e të tjera, ndërsa është planifikuar që të shpenzohen 666 milionë lekë. Ofertë për këtë tender kanë paraqitur vetëm bashkimi i operatorëve “TIRANA DUE shpk” dhe “3A – PROFILE” shpk. Oferta e tyre ishte në nivelet e 64.342 milionë lekë, pra sa gati 90% e fondit limit. /

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re