Një institucion musliman në Tailandë ka dënuar vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit, duke thënë se ky hap ka tërhequr SHBA-të nga roli i ndërmjetësuesit të paqes në Lindjen e Mesme.
Zyra e Shejhul Islamit, përfaqësuesit të komunitetit musliman në Tajlandë, përmes një deklarate me shkrim tha se vendimi i presidentit Trump ka ndërperë rolin e SHBA-ve në procesin e paqes midis palestinezëve dhe Izraelit.
Nga atje theksuan se vendimi “reflektoi paragjykimet etnike dhe fetare të presidentit Trump ndaj umetit islam, i cili do ta bëjë rajonin më të prirur ndaj konflikteve dhe nuk ka gjasa të arrijë paqen”.
Politika e SHBA-ve kundër Kudsit ka shkaktuar një valë protestash në gjithë botën arabe dhe muslimane, si dhe dënime mbarëbotërore.
Në një takim të jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) të mbajtur javën e kaluar në Stamboll, pjesëmarrësit iu përgjigjën vendimit të SHBA-ve duke njohur zyrtarisht Kudsin Lindor si kryeqytet të Palesteniës.
Institucioni musliman tajlandez u bëri thirrje kombeve muslimane të zbatojnë vendimin e OBI-t, për të cilën theksuan se “gjithashtu u bëjnë thirrje të gjithë shteteve anëtare të OBI-t që në mënyrë të përbashkët t’i kundërvihen fuqisë së SHBA-ve ose vendeve të tjera që shkelin të drejtat e njeriut dhe sovranitetin e të tjerëve”.
Dje, SHBA-të vunë veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që parashihte të refuzonte themelimin e objekteve diplomatike në Kuds.
Kudsi mbetet në thelb të konfliktit palestino-izraelit, ku palestinezët shpresojnë që Kudsi Lindor, i pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967, mund të shërbejë përfundimisht si kryeqyteti i një shteti palestinez./AA/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re