Edhe në Korçë vijon normalisht procesi i numërimit të votave.

 

Deri në orën 04:00 të mëngjesit janë numëruar 39 qendra votimi nga 158 që janë në total.

 

Nga rezultatet paraprake, kryebashkiaku aktual Sotiraq Filo kryeson garën me 4842 vota ose 63.49%.

 

Ndërsa kandidatja e koalicionit Bashkë Fitojmë Ledina Alolli, ka marrë 2784 vota ose 36.51%.

 

Mes dy kandidatëve ka një diferencë të konsiderueshme, me 2058 vota.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re