Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Mallakastrës Agron Kapllanaj, shprehete optimist se pavarësisht se qyteti ku ai kandidon është bastion i majtë, pret të ketë rezultat pozitiv.
Në një intervistë për Vizion Plus, Kapllanaj tha se gjatë kohës që ai ka drejtuar Mallakastrën, 2015-2019, në këtë qytet janë shënjuar mjaft ndryshime, të cilat janë të freskëta edhe sot.
“Ka pasur një perceptim se Mallakastra është bastion i së majtës, por Mallakastra është e qytetarëve dhe ata dinë të zgjedhin. Në 2015 kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe kanë dalë përtej asaj që quhet bastion.
Në 2015-2019 bashkia e Mallakastrës është kthye në kantier ndërtimi. Atoi vepra ekzistojnë edhe sot dhe nuk kanë asnjë dëmtim. Ballshi ishte një qytet i harruar, ku për vite asnjë vepër nuk lanë pas. Në 2015 ndodhi ndryshimi dhe besimi i qytetarëve u kthye në punë, në shërbim të tyre.
Rikthyem punë dhe dinjitet në Mallakastër”, tha Kapllanaj.
Kandidati i PD më tej akuzoi qeverinë se po ushtron presion ndaj qytetarëve , teksa shton se Mallakastra dhe Ballshi kanë qenë në shtet rrethim nga policia dhe krimi ekonomik.
“Qytetarët mallakastriot më njohin mirë dhe e dinë që unë nuk bëj kompromis me të keqen dhe në kurriz të tyre.
Mallakastra dhe Ballshi janë në shtetrrethim nga policia nga tatoimet, krimi ekonomik, duke bërë presione e duke kontrooluar qytetarët në jetën e tyre të përditshme. Ka ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme? Jo ka zgjedhje. E nuk kuptohet pse ka gjithë këtë presion, bizneset dhe administrata.
Nëse do kisha kompromis me Ramën do e kisha zgjidhur punën në paqe”.
I pyetur se kë sheh si rival më të fortë, kandidatin e Bashkë Fitojmë apo atë të PS, Kapllanaj tha se ata janë të dy bashkë në një.