Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se Bashkia e Vorës duhet t’u kthehet qytetarëve.

 

14 maji duhet të jetë ndryshimi për Vorën dhe sipas Metës ata që e kanë falimentuar bashkinë e saj, në këtë datë do të falimentojnë edhe veten e tyre.

 

Më tej, Meta mbështet kandidatin e PD-së, për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxhën, duke thënë se do të ndihmojë në zhvillimin e vrullshëm ekonomik të kësaj zone.

“Ata që falimentuan bashkinë e Vorës, në 14 Maj do të falimentojnë dhe veten e tyre.

 

Vora me kryetarin e ri, z. Indrit Hoxha do të jetë pas 14 Majit lokomotivë e zhvillimit të vrullshëm ekonomik.

 

Bashkë do të fitojmë në Vorë, së bashku me banorët e mrekullueshëm dhe të palodhur të kësaj zone, të cilët si kudo në të gjithë Shqipërinë po përballen me kostot e larta të jetesës dhe rënien e fuqisë blerëse.

 

Në Vorë pritet me padurim ndryshimi, sepse banorët kanë nevojë urgjente për një Bashki funksionale dhe në shërbim të tyre. Prandaj 14 Maji ka një rëndësi madhore për të gjithë qytetarët e Vorës. T’ia rikthejmë Vorës bashkinë, t’ua rikthejmë qytetarëve dhe të rinjve shpresën për të ardhmen.

 

Bashkë Fitojmë!”, shkruan kreu i Partisë së Lirisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re