Pas Partisë Demokratike, edhe Partia e Lirisë ka dprëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve emrat e komisionerëve për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

 

Partia e drejtuar nga Ilir Meta i ka dorëzuar emrat një ditë para përfundimit të afatit ligjor.

 

Kujtojmë se ditën e djeshme, ishte PD e drejtuar nga Sali Berisha ajo që dorëzoi në KQZ emrat e komisionerëve edhe pse nuk njihet nga gjykata, ndërsa grupimi i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj pritet që ti dorëzojë nesër.

 

Këtë gjë e bëri të ditur përfaqësuesi ligjo Indrit Sefa në një intervistë për Vizion Plus.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re