Partia Socialiste ka synime të qarta për zgjedhjet vendore të 14 majit. Qëllimi i tyre është zotërimi dhe marrja e të gjitha bashkive. Këtë e bëri të ditur deputetja dhe ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi.

 

Gjatë një interviste për Vizion Plus, ajo tha se kandidimi i Igli Carës nga koalicioni Bashkë Fitojmë u jep atyre një “forcë” më të madhe për të folur me qytetarët.

 

Madje Bashkinë e Durrësit, duket sikur socialistët e kanë të sigurt, pasi për këtë qytetarët tha Ekonomi besojnë tek projektet që janë nisur.

 

Ka nisur zyrtarisht fushata. Cilat janë pritshmëritë e PS? Sa bashki konsideroni të sigurta?

 

Objektivi jonë janë të gjitha, të marrim sa bashki kishim. Objektivi jonë është të arrijmë të gjitha bashkitë.

 

Si e konsideron PS betejën e 14 majit?

 

Ne e konsiderojmë një betejë lokale dhe politike. Ne duam të përgatitemi të fitojmë këto zgjedhje dhe mandatin e ardhshëm përballë dyshes Berisha-Meta.

 

Për ne është e qartë. Përpiqemi për lokalet, por edhe ccfarë do bëjmë në 2025.

 

Ju jeni deputete e Durrësit, Bashki që ka vetëm një kaniddat nga opozita. E shikoni betejë të vështirë?

 

Ne e shikojmë një btejë që të flasim me çdo qytet se kush janë zhvillimet e qytetit. Ne kemi një kandidat që vjen nga dyshja Berisha Meta që janë një hije dhe nuk mundet të bëjë të gjitha punët në qytet. Qytetarët besojnë fort atë që shikojnë. Një pjesë e proijekteve kanë filluar.

 

Ndihet në takimet me qytetarët kostoja e pushtetit?

 

Fushata që po bëjmë të sjellë më afër dëgjuesit, sepse bën aktivitete të përbashkëta. Mënyra si komunikojmë e bën më tërheqëse. Në një mandat të tretë ka gjëra që duhen bërë më mirë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re