“Sot PD është shembur.” Kështu u shpreh analisti Edvin Kulluri teksa po komentonte zgjedhjet e sotme në ABC News. Sipas analistit, Partisë Demokratike i ka mbetur vetëm një kolonë që është Shkodra. Duke bërë një parashikim, Kulluri shtoi se PD nuk do të marrë më shumë se tre bashki.
“Sot PD është shembur. I ka mbetur vetëm një kolonë në Shkodër. Mund të fitojë edhe dy apo tre bashki. Ky është fundi.”. u shpreh shkurtimisht Kulluri. Sakaq, kujtojmë që deri më tani kanë dalë rezultatet në tre bashkitë Vorë, Kamëz dhe Elbasan ku votimi ishte në mënyrë elektronike.
Në këto tre bashki PS arriti të fitojë bindshëm. Në Vorë kandidati socialist ka triumfuar me rreth 75 përqind të votave përballë kundërshtarit opozitar, Indrit Hoxha që mori 23 përqind. Në Kamëz, Rakip Suli fitoi bindshëm si edhe Gledian Llatja në Elbasan përballë kandidatit të Berishës, Luçiano Boçit.