Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Roland Bejko është zotuar se nëse do fitojë do largojë duart që janë shtrirë mbi pronat në kryeqytet.

 

Në një intervistë për Vizion Plus, Bejko tha se paratë e krimit janë shtrirë në sektorin e ndërtimit, duke sjellë sipas tij rritje artificiale të çmimeve të apartamenteve.

 

Bejko shtoi më tej se mbështetja që ka marrë deri tani nga qytetarët ka qenë surprizuese.

 

Programi i PD ka dalë në kohë rekord edhe pse ishte kohë e shkurtër që kur u shpallën kandidatët për Tiranën. Ne do bëjmë të pamundur të largojmë ato duar që janë shtrirë në pronën e Tiranës dhe mbi ccdo gjë tjetër. Ne do mundohemi ti heqim këto duar nga Tirana, me ccdo kompetencë që do ketë kryetari i bashkisë.

 

Sipas agjencive të huaja raportohet se paratë e krimit janë investuar në ndërtim duke ngritur në mënyrë artificiale  ccmimet e apartamenteve, sidomos pas zgjedhjeve të 2021. Do ulim taksat nga 12 në 5%.

 

Qytetarët më presin, më dëgjojnë. Ne marrim akuza sikur nuk kemi njerëz, por jam i surprizuar.

 

Në zonat rurale qytetarët ndihen të pasigurt për pronat e tyre, sicc ka ndodhur në 5 maji, Astir e kudo që ai i ka vënë syrin një oborri apo prone pa i dëmshpërblyer.

 

Ne japim garancinë se jemi në gjendje të qeverisim Tiranën pa oligarkinë dhe nuk do japim leje ndërtimi.

 

Do bëjmë transparencë në fondet publike.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re