Kosova mori fitoren e vetme në grupin 3 të Ligës C, pasi mposhti Moldavinë me rezultatin minimal 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa me këtë tre pikësh arriti të shmangë rënien në Ligën D, pasi mbylli edicionin në vendin e tretë.

Sulmuesi që luan me Dinamon e Zagrebit, Lirim Kastrati shënoi golin me vlerë 3-pikësh për Kosovën në minutën e 31-të, ndërsa minutat e fundit “dardanët” i luajtën me një futbollist më pak, pasi Dresevic u ndëshkua me karton të kuq.

Kosova mori kështu një fitore tërësisht të merituar ndaj Moldavisë, që ra në Ligën D, ndërsa grupin e fitoi Sllovenia, që siguroi njëkohësisht të drejtën për t’u ngjitur në Ligën B.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re