Mazhoranca nuk ka humbur kohë dhe ka mbledhur sot Konferencën e Kryetarëve për të futur në rend të ditës ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve është vendosur data 1 tetor për të kaluar në Kuvend këto ndryshime.

Deri më 30 shtator është afati i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për të reflektuar mbi këto ndryshime, teksa në Këshill Politik nuk duket të ketë konsensus.

Mazhoranca dhe opozita parlamentare kanë dorëzuar nga një draft, ndërsa përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka paralajmëruar se me apo pa opozitën jashtëparlamentare, ndryshimet kushtetuese do të reflektohen në Kodin Zgjedhor brenda afatit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re