Kryesia e PD-së vendosi që të mbledhë Këshillin Kombëtar të partisë, për të zgjedhur kryetarin e ri. Në mbledhjen që vijon akoma, në të cilën mungon Gazment Bardhi dhe disa anëtarë të tjerë, kryesia vendosi që fushata zgjedhore për kryetarin e ri të zhvillohet nga data 24 qershor -27 korrik.

Procesi zgjedhor do të drejtohet nga Komisioni Zgjedhor i Partisë, i cili do të presë kandidaturat brenda datës 20 qershor. Zgjedhjet për kryetarin e ri do të zhvillohen në datë 29 korrik 2023 ndërsa Kuvendi i jashtëzakonshëm statutor do të zhvillohet brenda muajit shtator të vitit 2023.

PD është e ndarë në dysh pasi Gazment Bardhi dhe një pjesë e anëtarëve kanë kërkuar që riorganizimi i partisë të nisë nga baza dhe më pas të vijohet me zgjedhjen e kryetarit ndërsa pjesa tjetër kanë kërkuar një proces më të përshpejtuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re