Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrestimin e administratorëve të dy firmave private: Ardian Lloshi dhe Ibrahim Dragoshi.

 

Ata dyshohet se përmes skemave të mashtrimit, kanë abuzuar permes një tenderi që duhet të ishte kryer në prokurorinë e Elbasanit.

 

Nen akuze jane edhe dy biznesmene të tjerë: Vladimir dhe Dedë Maluta.

 

Ata duhet të instalonin sistemin e ngrohjes dhe ftohjes në prokurorinë e Elbasanit.

 

Por kjo pajisje asnjëherë nuk funksionoi pasi aparaturat ishin me defekt.

 

Dëmi i shkarkuar si është mbi 3.5 milionë lekë të reja.

 

Ndër të tjera ata kishin falsifikuar edhe fatura duke u paguar për punimë që nuk ishin kryer.

 

Të 4 personat akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda dhe falsifikim të dokumentëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re