Operatori i Shpërndarjes ka nisur instalimin e matësve inteligjent të energjisë. Projekti pilot ka nisur me zonën e Kasharit dhe Vorës. Deri tani janë vendosur mbi 3500 matësa, mes të cilave 1000 prej tyre janë subjekteve  private. Këto aparate të rinj bëjnë të mundur përmirësimin e procesit të faturimit, si dhe evidentojnë në mënyrë më transparente konsumin ditorë të familjareve.

 

 “Ky është një sistem i cili nuk lë asnjë rrugë për abuzime, qoftë nga abonenti por qoftë edhe nga punonjësit e OSHEE-së. Tashmë faturat printohen direkt sipas të dhënave që ky sistem nxjerr. Për më tepër sistemi i matësave inteligjentë ofron gjithashtu kontrollin e automatizuar për të gjitha problemet gjatë shkëputjes së energjisë elektrike apo rilidhjes së saj nga qendra”, u shpreh Balluku.

 

Një nga ankesat më të mëdha të qytetarëve janë mbifaturimet, ndaj aparate të tillë do të shmangin këtë fenomen.

 

 “Projekti i Durrësit dhe projekti i Kashar-Vorës, janë dy projektet e para pilot për të vijuar më tej dhe në bashkëpunim me Bankën Botërore për ta aplikuar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë matësit inteligjentë të cilët kanë të gjitha këto veti të dobishme si për abonentin ashtu dhe për sistemin e shpërndarjes”, theksoi më tej ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

Vendosja e matësve të rinj kryhen nga kompania e shpërndarjes së energjisë pa kosto shtesë. Një aparat të tillë e paguajnë vetëm ata që lidhin marrëveshje për herë të parë me kompaninë e energjisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re