Kur Partizani dhe Tirana i kanë ndeshjet të dyja në shtëpi kjo kthehet në një problem se di do të ‘’ndahet” stadiumi “Selman Stërmasi”. Kështu gjatë kësaj jave u diskutua shumë për zhvendosjen e ndeshjes Tirana – Tomori për ti lënë hapësirë Partizani të luante më para. Madje u hodh ideja se ndeshja e Tomorit të luhej edhe në mesjavë, atëherë kur do të luhen edhe ndeshjet e prapambetura të Kategorisë së Parë.

Por Tirana ka vendosur, si e zonja e shtëpisë dhe ndeshja e saj do të luhet e para. Kështu Tirana – Tomori do të luhet nesër në orën 14:00 në “Selman Stërmasi’’ ndërsa ajo e Superiores, Partizani – Laçi një ditë më vonë në të njëtin stadium.

Tirana – Tomori do të jetë edhe në transmetim direkt në RTSH për të gjithë ata tifozë beratas që nuk munden të jenë në Tiranë nesër.

Ndërkohë për të gjithë tifozët beratas që udhëtojnë drejt Tiranës duhet të kenë me vete letërnjoftim pasi bëhet e pamundur hyrja në stadium pa të./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re