Një biznes është sulmuar me lëndë plasëse në zonën e Kamzës në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se në Rrugën Teuta, Kamzë, rreth orës 00:25, eshte konstatuar zjarr në kancelarinë në pronësi të shtetases Xh. Gj., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Nga verifikimet paraprake dyshohet për hedhje/vendosje të ndonjë lënde plasëse.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re