Detaje të reja dalin nga vrasja e Renato Hoxhajt, i ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e 27 Prillit në Vlorë.

Autori i vrasjes dyshohet se ka qenë i maskuar me maskë silikoni në të gjithë fytyrën.

Gjithashtu ka vendosur një maskë AntiCovid dhe një kapele, si edhe dyshohet se ka vendosur edhe bark artificial.

Të gjitha këto veprime janë bërë që të bëhet i vështirë identifikimi i tij edhe nëse kapet nga kamerat e sigurisë në zonë.

Ndërkohë autori i vrasjes ka dyshime se është arratisur ilegalisht drejt Greqisë.

Blutë kanë ndaluar në Tiranë personi që dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, krim i ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”.

Policia ndaloi shtetasin Erlis Mehmetin me origjinë nga Tropoja, i cili sipas të dhënave paraprake dyshohet se i ka dhënë makinën vrasësit të Renato Hoxhajt.

Policia e Vlorës ka identifikuar makinën me të cilën lëvizi atentatori, ndërsa mjetit raportohet se iu ishin ndërruar edhe targat, që dyshohen se ishin të vjedhura.

Erlis Mehmetajt i është sekuestruar dhe një telefon ku janë gjetur biseda, të cilat kanë ndihmuar grupin hetimor në identifikimin e autorit të dyshuar, por pa mundur që ta arrestojnë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko