Skip to content

Vendosi të mos ketë gjykim, SPAK ankimon vendimin e GJKKO për ish-ministrin Fatmir Mediu

Prokuroria e Posaçme ka ankimuar sot në Apel vendimin e GJKKO për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.

GJKKO rrëzoi kërkesën e SPAK për rihetim të Mediut për tragjedinë e Gërdecit.  Sot SPAK ka dorëzuar zyrtarisht ankim kundër vendimit të gjyqtarit Erjon Çela për rigjykimin e Fatmir Mediut.

SPAK kërkon rrëzimin e vendimit të Shkallës së Parë dhe pranimin e kërkesës dhe nisjen e gjykimit.