Skip to content

Vendosja e kamerave në selinë e PD/ Musai: Marrëzia e fundit nga ish kryetari, bëri të njëjtën gjë që në 2015 me Halim Kosovën

I ftuar në emisionin “Aktualitet” të transmetuar në Fax News, ka qenë drejtori i gazetës “Telegrafi”, Ëngjëll Musai i cili ka folur mbi zhvillimet e fundit në partisë Demokratike duke filluar që nga vendosja e kamerave në selinë blu gjatë ditës së sotme.

Musai e konsideroi këtë si një “marrëzi të fundit” të bërë nga kryetari i PD, Lulzim Basha të cilin ai e konsideron si “ish kryetar” që prej referendumit të mbajtur ku u votua nga 44 mijë demorkatë për shkarkimin e këtij të fundit.

Musai: E para njëherë kjo është një marrëzi që drejtuesit e PD dhe ish kryetari Lulzim Basha i sollën opozitës shqiptare jo vetëm partisë Demokratike, madje edhe atyre qytetarëve që nuk kanë besuar tek asnjë parti politike dhe konsideroheshin si “elektorali gri”. Kjo ishte marrëzia e fundit, bëri atë që bëri në 2015 kur e la doctor Halim Kosovën në mënyrën më të turpshme në garën për kryetar të bashkisë Tiranë duke e lënë pa asnjë lloj ndihme dhe investimi sepse e kishte frikë se mund ta largonte nga kreu i PD. Më pas edhe masakrat e tjera, dalja nga parlamenti, humbje të vazhdueshme. Ky njeri nuk është se nuk di.

/faxweb