Soda bikarbone ndryshe e njohur si soda e bukës është një nga përbërësit më të shëndetshëm.
Përveç se ky përbërs gjendet pothuajse në secilën kuzhinë të shtëpiave tona dhe është i lirë, bën mrekulli për lëkurën, shëron dhe rigjeneron atë duke dhënë rezultate të mahnitshme.
Poashtu , soda bikarbone zvogëlon rrezikun e akneve dhe bën lëkurën tuaj më të butë dhe më rrezatuese, transmeton kk
Maska e fytyrës me sodë bikarbone
Edhepse kjo është metoda më e lehtë për tu përgatirur, ju gjithmonë mund të shtoni pëbërës të tjerë, për rezultate më të mira.
Përzieni  1 lugë gjelle ujë të ftohtë me 1 lugë e gjysmë sodë bikarbone.
Vendoseni këtë përzierje në  fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për 5 deri 10 minuta.
Më pas pastrojeni fytyrën me ujë të vakët dhe thajeni atë me një peshqir të pastër.
Në fund, vendoseni një losion për fytyrë, pa vaj.
Të mirat e maskës me sodë bikarbone
Përparësia më e madhe e sodës bikarbone është se ka veti anti-bakteriale, që parandalojn paraqitjen e puçrrave dhe akneve.
Poashtu ka efekt edhe të eleminojë shenjat e akneve dhe përshpejtojnë procesin e shërimit të  lëkurës nga aknet.
Soda bikarbone është gjithashtu shumë e dobishme për poret për shkak të vetive anti-inflamatore. Poashtu, kjo maskë absorbon yndyrën e tepërt në lëkurë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re