Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar lidhur me opinionin e Komisionit të Venecias, që sipas tij i hap rrugë Vetingut në radhët e politikanëve. Basha ka akuzuar dhe kryeministrin Rama, teksa thotë se ai është një hajdur psiqik.

“Hajduti psiqik ka 9 ditë që nuk kupton as shqipen, pale pastaj anglishten! Mirënjohje Komisionit të Venecias që hapi dritën jeshile për vetingun e politikanëve. Asgjë nuk e shpëton hajdutin psiqik nga lidhjet me krimin! Koha kur politikanët janë mbi ligjin po mbaron!”, shkruan Basha.

Qe kryeministri Rama më herët ai që sulmoi Bashën dhe PD-në, duke thënë se kjo parti ka humbur seriozitetin në sytë e qytetarëve.

“Eh Artist, s’më vjen mirë për ty, po ti s’ve mend! Vate e u mbyt në ujin e Venecias edhe Gjojavetingu yt, një nga ato manovrat e tua në xunkth që e kanë bërë PD aq shumë joserioze në sytë e njerëzve, sa jeni hedhur në ilegalitet për të penguar Dialogun mes studentëve e qeverisë”, u shpreh Rama më herët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re