Ish-socialisti Arben Malaj, ka reaguar lidhur me opinionin e Venecias, që i quante kushtetuese qendrimet e presidentit Meta për emërimet në institucionet e reja të drejtësisë. Malaj shprehet se kriza e mazhorancës u ka kushtuar shumë shqiptarëve, ku në vend të parë mbeten vonesat në procesin e integrimit.

Më tej ish-ministri shkruan se ky pushtet i ka varfëruar çdo ditë dhe më shumë shqiptarët, duke iu ngarkuar borxhe të mëdha për të ardhmen.

“Vendim i Venecias duke i vlerësuar kushtetuese qëndrimet e presidentit Meta, konfirmon krizën institucionale të mazhorancës e cila synon pushtet absolut. Kjo krizë e maxhorances ju ka kushtuar jo pak shqipëtarëve.

E para në thellimin dhe zgjatjen e krizës politike. E dyta në vonesat në procesin e integrimit. E treta në dobësimin dhe tendenca deformuese të reformës në drejtësi. Kjo reformë mbetet parakushti i të gjitha kushteve për perspektivën evropiane. E katërta- pushteti absolut ka ushqyer korrupsionin dhe kapjen e shtetit duke i varfëruar me shumë shqiptarët dhe duke i mbingarkuar përherë me borxhe më të rënda dhe një të ardhme më të vështirë”,- shkruan Malaj në Facebook.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re